Amal po sheh serialin e famshëm të George Clooney-t dhe ai është në telashe

Mediale Vip

Amal po sheh serialin e famshëm të George Clooney-t dhe ai është në telashe

Më: 12 mars 2021 Në ora: 09:51
George Clooney dhe Amal

George Clooney mori shumë famë me serialin “ER” në vitin 1994, ku ai portretizohej si një doktor donzhuan.

Roli i tij u pëlqye shumë pasi ishte i pashëm, pak djallëzor dhe zemërthyes. Pak a shumë siç ka qenë vetë Clooney dikur (para se të njihte Amalin).

Ndërkohë Amal po e ndjek për herë të parë këtë serial së fundmi dhe Clooney tregon se është në telashe.

“Bashkëshortja ime po e sheh tani serialin dhe më ka futur në telashe sepse i kisha harruar të gjitha të këqijat që roli im bënte për të tërhequr gratë”-tha aktori.

I pyetur nëse Amal do ndryshojë sjellje kur të shohë çfarë roli ka luajtur ai, Clooney u përgjigj me bindje se bashkëshortja e tij nuk do e bënte atë gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat