“Ti më kompleton mua”, partneri i kushton fjalë dashurie Adrianës

Mediale Vip

“Ti më kompleton mua”, partneri i kushton fjalë dashurie Adrianës

Më: 12 mars 2021 Në ora: 18:21
Adriana Matoshi dhe Keith Groeneveld

Keith i bëri dedikim romantik Adrianës.

Adriana Matoshi dhe Keith Groeneveld janë ndër çiftet më të komentuara të shoubizit shqiptar.

Aktorja dhe partneri i saj kohë pas kohe ndajnë fotografi të përbashkëta në rrjete sociale, ndërsa nuk mungojnë as dedikimet për njëri-tjetrin.

Së fundi ishte Keith ai i cili postoi një video krah Adrianës, ndërsa i shkroi fjalët më të bukura që një partner mund t’i bëjë.

“Ti më kompleton, unë të kompletoj ty.

Duke sfiduar njëri-tjetrin për t’u bërë një version më i mirë i vetvetes çdo ditë. Duke e shtyrë njëri-tjetrin për t’i bërë ëndrrat tona realitet.
Ti ke përkrahjen time, unë kam tënden. Qielli është kufiri”, ka shkruar ai.

Nuk mungoi komenti i aktores, ku shkruan  “Ti e the të tërën, burri jem”.

Kujtojmë që Adriana Matoshi garoi në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe arriti ta sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat