Kiara Tito na tregoi si dukej shumë vite para famës

Mediale Vip

Kiara Tito na tregoi si dukej shumë vite para famës

Më: 13 mars 2021 Në ora: 14:09
Kiara Tito

Kiara Tito është një nga moderatoret më të dashura të ekranit shqiptar. Që nga hapat e parë në televizion, ajo spikati jo vetëm me shkathtësinë, por edhe me bukurinë e saj. Gjithmonë ekrani i ka mirëpritur figurat simpatike dhe e njëjta gjë ndodhi me Kiarën, që sot është edhe një nga moderatoret më të përfolura.

Të njëjtën ëmbëlsi dhe bukuri që e karakterizon ajo e ka pasur që në fëmijëri dhe këtë sapo na e ka vërtetuar me një foto të vjetër. Së fundmi Kiara ka ndarë në rrjete sociale një foto të saj, kur ka qenë ende një vogëlushe. Nga fotografia mund të themi me bindje se në portretin e Kiarës nuk ka ndryshuar thuajse asgjë dhe se vazhdon të ketë të njëjtat tipare të ëmbla dhe sot.

Ndërkohë kujtojmë se shumë shpejt, Kiara do të nisë një rrugëtim të ri në erkanin e Abc News. Moderatorja do të drejtojë emisionin “Style Star”, i cili pritet të nisë nga data 19 mars. E ftuar pak ditë më parë në emisionin “ABC e Pasdites”, Kiara tregoi se në emision do të jenë pjesëmarrëse disa vajza të cilat garojnë me njëra-tjetrën, ndërsa juria përbëhet nga Niko Komani dhe Miranda Dupi.

Image
Kiara Tito

Gjithashtu ajo mori një suprrizë shumë të këndshme nga gjyshja e saj, e cila zbuloi se Kiara vazhdon ende të jetë beqare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat