“Sa i bukur është”, Poem Blu e ngatërrojnë me djalë, por si reagon mami Sara?

Mediale Vip

“Sa i bukur është”, Poem Blu e ngatërrojnë me djalë, por si reagon mami Sara?

Më: 14 mars 2021 Në ora: 06:43
Sara Hoxha, Ledri Vula, Poem Blu

Një nga fëmijët më të famshëm në Instagram është vogëlushja e dyshes simpatike Ledi Vula dhe Sara Hoxha.

Prindërit e Poem Blu janë dy personazhe mjaft të njohur dhe aktivë në rrjetet sociale, ku nuk ngurrojnë të publikojë foto apo video të bebushes së tyre.

Mbrëmjen e sotme Sara ka bërë publike në InstaStory mesazhin e një ndjekësi që e ngatërron vajzën e saj me djalë. Krahas këtij komenti, ajo ka shkruar me humor:

“S’ka problem!”

Kujtojmë se në dhjetor të vitit që lamë pas, Sara Hoxha dhe Ledri Vula u bënë prindër për herë të parë.

Ata u bekuan me një bebushe të ëmbël, të cilën e pagëzuan me emrin shumë të veçantë, Poem Blu. Menjëherë pas lindjes, Poema u bë me një llogari personale në Instagram dhe u kthye në një ndër bebushat më të famshëm të showbiz-it.

Madje, mami Sara dhe babi Ledri s’e kanë pasur aspak problem të tregojnë portretin e të voglës në rrjete sociale, duke na kënaqur sytë me poza të shumta.

Mirëpo, vetëm dy muaj pas lindjes së Poem Blu, kanë nisur ankesat e Sarës.

Partnerja e Ledrit ka treguar se ka harruar tashmë çfarë është gjumi, pasi qëndron pas të voglës ditë e natë. Për më tepër, Sara ka arritur deri në atë pikë lodhjeje, saqë ndonjëherë dëshiron të jetë babai. (Sigurisht, baballarët rrinë rehat!).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat