Pro apo kundër legalizimit të hashashit? Ish-konkurrenti i “Për’puthen”: Shokëve të mi ju ka ndodhur fenomeni...

Mediale Vip

Pro apo kundër legalizimit të hashashit? Ish-konkurrenti i “Për’puthen”: Shokëve të mi ju ka ndodhur fenomeni...

Më: 14 mars 2021 Në ora: 14:42
Andi

I ftuar ishte edhe ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Andi, i cili tha se ishte pro legalizimit të hashashit për çështje ekonomike dhe turizmi.

“Për mendimin tim ta marrësh në radhë të parë në aspektin e shtetit dhe më pas tonin individual, pasi vijnë e shtohen interesat edhe ne përfitojmë. Holanda që ka një ngritje shumë të madhe nga të gjithë turistët që i shkojnë nga e gjithë bota, e kjo për shkak të hashashit. E populli shqiptar ka shumë vite që qahet për punë lekësh, jo po nuk kemi, jo po nuk bëhet, për mendimin tim nëse do të legalizohet hashashi do të rritet jashtëzakonisht shumë edhe ekonomia dhe turizmi.

Nëse e kthen në biznes, jam pro legalizimit të hashashit,pasi presim edhe turistë nga e gjithë bota”, tha Andi.

Ai shtoi se në Holandë një person që pi hashash, bëhet dru, shkon në shpi e shikon ndonjë film, e jetën e vet. “Shokëve të mi ju ka ndodhur fenomeni që janë 3-4 çuna kur vjen policia e thonë fike, fike. Kur ikën policia ata duhet të ndezin një tjetër”, tha Andi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat