Rovena Stefa rrëfen për lidhjen me një djalë nga Kosova, me të cilin tashmë është ndarë

Mediale Vip

Rovena Stefa rrëfen për lidhjen me një djalë nga Kosova, me të cilin tashmë është ndarë

Më: 15 mars 2021 Në ora: 19:10
Rovena Stefa

Këngëtarja shqiptare, Rovena Stefa, prej kohësh përflitet për një lidhje dashurie me një djalë nga Kosova.

Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në “Studio A me Adelina Hasanin”, ku nuk ka ngurruar të flas për këtë romancë dashurie.

Krijuesja e hitit “Dasma” në këtë intervistë ka dhënë më shumë detaje për tashmë ish-të dashurin e saj, pasi në shumë media u cilësua si ‘biznesmen’.

“Kam qenë me një djalë nga Kosova, por jo biznesmen. Jam ndarë para pak kohësh, ka përfunduar gjithçka tani”, ka thënë ajo.

Artistja mes tjerash ka shtuar se ishte me prejardhje nga Kosova, por që nuk ka jetuar në Kosovë.

Rovena nga ana tjetër momentalisht është duke shijuar suksesin e projektit të ri “Le të thyhen gotat”, i cili u prit mirë nga publiku dhe ka mbledhur mijëra klikime në kanalin YouTube. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat