Stresi kap “mat” të atin!

Mediale Vip

Stresi kap “mat” të atin!

Më: 16 mars 2021 Në ora: 08:24
Stresi

Stresi ndan shpesh në Instagram biseda që bën me nënën e tij në rrjete sociale.

Kemi parë që ajo i  shkruan gjatë gjithë kohës reperit që të bëj kujdes për vete dhe shpesh e këshillon të kujdeset.

Ndërsa me babanë nuk e kemi parë të bëj të njëjtën gjë, pavarësisht se edhe me të Stresi ka treguar se ka një lidhje shumë të ngushtë.

Mirëpo kjo nuk do të thotë që i ati nuk e ndjek reperin se ç’bën në rrjetet sociale.

Nëpërmjet një Instastory Stresi ka publikuar një bisedë me të atin

“A ti je a? Hahaha të zuna bab. Të kam kërku në Instagram se e kam dit që je duke më ndjek”, shihet se i ka shkruar reperi të atit në mesazh.

Ndërsa i ati e ka pohuar se është ai që e ndjek fshehurazi, sepse do të shikojë se çfarë publikon reperi.

“Kur e kap prindin duke të ndjek fshehurazi në Instagram”, ka shkruar Stresi përkrah fotos së bisedës me të atin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat