E kritikoi për performancën, Cardi B i kthehet keq opinionistes dhe plas lufta në rrjete sociale

Mediale Vip

E kritikoi për performancën, Cardi B i kthehet keq opinionistes dhe plas lufta në rrjete sociale

Më: 17 mars 2021 Në ora: 18:26
Cardi B

Cardi B dhe Candace Owens kanë nisur një luftë mes njëra-tjetrës në Twitter. Opinionistja konservatore ishte e pranishme në emisionin e Tuckler Carlson, për të diskutuar në lidhje me performancën e reperes me Megan Thee Stallion në Grammy Awards për këngën e tyre “WAP”.

“Kjo është një sulm për vlerat amerikane, traditat amerikane dhe aktualisht ju po përpiqeni t’i bëni fëmijët të aspirojnë gjërat që janë groteske. Nuk është patriarkalizmi që po nënvlerëson femrat. Janë këto shfaqje lakuriqësie dhe seksualiteti që po ulin vlerat e femrave në shoqëri”, është shprehur Candace në emision.

Një ditë më pas Cardi B shpërndau deklaratën e Owens në Twitter dhe shkroi me ironi: “Pooo, arritëm dhe në Fox News! Wap wap wap”.

Mirëpo lufta nuk u mbyll me kaq. Kundërpërgjigja nga Candace nuk vonoi fare.

“Herë tjetër m’u drejto mua. Ti je një qelizë kanceri për shoqërinë. Vajzave të reja me ngjyrë ju është helmuar mendja me ato që t’i po përpiqesh t’ua shesësh si fuqizim. Unë jam një nga të paktët që ka kurajën të thotë ty të vërtetën. Ti duhet të më falënderosh”, ju kthye opinionistja.

“Unë do të falënderoj Candy-n. Ajo shfaqi performancën në Fox News duke i dhënë më shumë shikime dhe duke rritur shikimet në Youtube dhe shitjet për mua. Mbajeni mend prindër vetëm ju mund të monitoroni se çfarë shikojnë fëmijët tuaj, askush tjetër”, ju përgjigj Cardi B.

Më pas ajo publikoi edhe një postim të vjetër të Candace, në të cilën kjo e fundit shkruante se e ka ndjekur reperen që nga Love & Hip Hop. Ndërsa opinionistja e pranoi se ka qenë fanse e Cardi B, por shtoi se reperja ka marrë drejtim tjetër që nga ajo kohë.

Më pas kjo luftë mes dy vajzave përfundoi me kërcënime se do të hidhnin në gjyq njëra-tjetrën për shkak të një postimi të vjetër në Twitter që mendohet se është bërë me photoshop.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat