Reperi shqiptar pozon gjysmë i zhveshur nga tualeti

Mediale Vip

Reperi shqiptar pozon gjysmë i zhveshur nga tualeti

Më: 18 mars 2021 Në ora: 01:01
Gashi

Reperi shqiptar me famë botërore, Gashi, herë pas here merr vëmendjen e të gjithëve me postimet që bën në rrjetet sociale. E kësaj radhe ka guxuar shumë me fotografinë që ka publikuar në “Instastory”.

Në foton në fjalë, Gashi shfaqet në tualet teksa ka mbuluar organin gjenital me një emoji “lule”. E këtë herë reperi i famshëm nuk është penduar për postimin që ka bërë, pasi nuk e ka fshirë, ashtu siç bën në disa raste.

Kujtomë se viti 2020 nuk u mbyll edhe aq mirë për Gashin, pasi në nëntor ai humbi dy persona shumë të shtrenjtë, siç ishin xhaxhai dhe kushërira e tij. Ndërkohë, ai ndau me fansat një rrëfim shumë të sinqertë, duke treguar se këtë vit ka kaluar momentet më të vështira të jetës.

Image
Gashi

Ndërsa përsa i përket karrierës,  Gashi ka nënshkruar një kontratë me studion muzikore RCA Records, që është akronim i Radio Corporation of America. Kjo studio muzikore është në pronësi të Sony Music Entertainment, që është kompania muzikore më e njohur në mbarë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat