Afërdita Dreshaj zbulon emrin e djalit dhe foton e parë të tij

Mediale Vip

Afërdita Dreshaj zbulon emrin e djalit dhe foton e parë të tij

Më: 19 mars 2021 Në ora: 06:31
Afërdita Dreshaj

Vetëm dy ditë më parë, modelja e njohur shqiptare Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj, Jakub Kindl, janë bërë prindër për herë të parë. Vogëlushi që sapo ka ardhur në jetë është pagëzuar me emrin Sky Blue Kindl.

Në profilin e saj në Instagram, mes shumë urimeve e përgëzimeve nga fansat, Afërdita ka postuar edhe foton e parë të vogëlushit.

“I ke ndryshuar përgjithmonë jetët tona, zemrat tona po shpërthejnë nga dashuria”, – shkruan Afërdita pas kësaj fotoje, e cila e shpreh dukshëm emocionin e prindërve të rinj.

Në llogarinë e saj, Afërdita e ka ndarë foton e vogëlushit edhe me miqtë virtualë, nga të cilët vazhdon të marrë me dhjetëra urime.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat