I thonë se po e tradhton në rrjete sociale, Keisi i përgjigjet ndjekëses për Stresin: Nëse ai i bën ato gjëra është ulje për të, jo për mua

Mediale Vip

I thonë se po e tradhton në rrjete sociale, Keisi i përgjigjet ndjekëses për Stresin: Nëse ai i bën ato gjëra është ulje për të, jo për mua

Më: 19 mars 2021 Në ora: 16:04
Stresi dhe Keisi

Reperi Stresi dhe partnerja e tij, Keisi, prej shumë muajsh përfliten në rrjete sociale e faqet rozë.

Kjo për shkak të ribashkimit të tyre e po ashtu edhe për krizat që herë pas here kanë pasur në lidhje.

Së fundmi ka qenë Keisi, e cila u ka dhënë hapësirë fansave të pyesin më shumë në Instagram, ndërsa pyetjet rreth marrëdhënies me artistin shqiptar nuk munguan e madje duke zbuluar disa gjëra të reja.

“Hap dhe një profil false në ‘snapchat’ të shohësh sa lehtë Stresi shkruan kur je me ardh me të marrë”, ka qenë pyetja e një ndjekësi drejtuar bukuroshes shqiptare që jeton dhe vepron në Kanada.

“Unë se kam për ta kontrolluar e kam për t’iu shmangur ndjekësve se për ta kontrolluar e kontrolloja nga e imja po të doja, po njeriu nuk kontrollohet nga ana tjetër e botës.. apo dhe përgjithësisht. Nëse ai bën ato gjëra ulje për të është jo për mua. Por, mbi të gjitha ulje për ty që i jep muhabet një burri të martuar dhe më pas vjen te gruaja e tij duke bërë fjalë. E dashur je femër vet, jeta është e gjatë. Gjithsesi ju të ‘Snapchat’ sot jeni nesër nuk jeni, më vjen keq për njerëz si ju, nuk ua jap vëmendjen a e doni tani vëmendjen nga unë”, ishte përgjigja e saj.

Image

Stresi dhe Keisi kanë planifikuar të martohen këtë vit, ndonëse momentalisht janë duke mbajtur një romancë dashurie në distancë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat