Fjolla Morina dhe Fisnik Syla sjellin të tjera fotografi nga dasma luksoze në Maldive

Mediale Vip

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla sjellin të tjera fotografi nga dasma luksoze në Maldive

Më: 19 mars 2021 Në ora: 17:30
Fjolla Morina dhe Fisnik Syla

Çifti i njohur i estradës, Fjolla Morina dhe Fisnik Syla, i kanë dhënë fund beqarisë.

Dyshja kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni luksoze në Ishujt Maldive.

Teksa një ditë më parë, këngëtarja Morina u gjend para një propozimi romantik për martesë nga partneri i saj, të nesërmen çifti vendosin që të celebrohen në një nga ishujt më të largët aziatikë.

Image

Fjolla dhe Fisniku kanë publikuar së fundmi disa fotografi të reja nga dasma, e cila është zhvilluar me tradita aziatike.

Këngëtarja Morina është dukur shumë bukur dhe glamuroze si nuse e veshur me fustanin e bardhë.

Ndërkohë edhe partneri i saj, biznesmeni Fisnik Syla, dukej mjaft elegant i veshur me kostum e dhëndrit, dizajnin e së cilit ia ka besuar stilistit Mr. Rex.

Urimet nga ana e ndjekësve në hapësirën për komente kanë qenë të shumta për çiftin e sapomartuar. 

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat