Elgit Doda me mesazh për reperët që po bëjnë ‘diss’ ndaj njëri-tjetrit: Më vjen keq që i shikoj në këtë gjendje, bëni artin që iu takon

Mediale Vip

Elgit Doda me mesazh për reperët që po bëjnë ‘diss’ ndaj njëri-tjetrit: Më vjen keq që i shikoj në këtë gjendje, bëni artin që iu takon

Më: 21 mars 2021 Në ora: 16:03
Elgit Doda

Këngëtari dhe kompozitori i njohur nga Shqipëria, Elgit Doda, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjete sociale.

Si pjesë e estradës prej një periudhe të gjatë, ai ka shprehur një shqetësim në lidhje me artistët e hip-hopit.

I njëjti ka bërë një postim në rrjete sociale duke dhënë një mendim për ‘diss-et’ e fundit që janë bërë e po ashtu dërgoi edhe një mesazh.

Ky është postimi i plotë i Dodës:

“Si një nga artistët që i përkas kësaj ‘estrade’ që për fatin e keq është kthyer në një arenë sharjesh dhe zënkash nga artistët e hip-hopit nëpër rrjete sociale, e ndjej të them dy fjalë.

Më vjen keq që i shikoj në këtë lloj gjendje sepse mund të ketë edhe pasoja që s’do të donte njeri t’i kishte. Bëni artin që ju takon bëni këngë të bukura, albume e tjerë.

Lejini sharjet e ofendimet se nuk ju dërgojnë askund përveç se ju merr energjinë për të prodhuar”.

Përkundër se nuk ka përmendur ndonjë emër, ky postim i Elgitit duket se ka të bëjë me Noizyn e Stresin, të cilët ditë më parë u pajtuan me njëri-tjetrin e po ashtu edhe për disa anëtarë të tjerë të grupit OTR. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat