Eliona po përjeton emocionet më të bukura pas ardhjes në jetë të Galas!

Mediale Vip

Eliona po përjeton emocionet më të bukura pas ardhjes në jetë të Galas!

Më: 26 mars 2021 Në ora: 16:01
Eliona Pitarka

Katër ditë më parë aktorja Eliona Pitarka u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë jë vajzë, emrin e së cilës e zbuloi ditën e djeshme.

Sot, Eliona ka rrëfyer emocionet më të bukura që po përjeton me ardhjen në jetë të vajzës së saj. Aktores ende s’i besohet që është bërë nënë, teksa rrëfen:

“Eshtë një ndjesi që nuk e përshkruaj dot. E kap veten duke qarë disa herë në ditë teksa e shoh duke fjetur! Nuk paska ndjesi më të pastër e të bukur në botë!”- tregon ajo.

Eliona ka treguar se do të donte shumë që gjatë lindjes të kishte të prnaishëm bashkëshoprtin e saj, por për shkak të situatës nga pandemia ai nuk ishte në sallë.

E vogla ka ardhur në jetë në orën 12:25 të ditës së hënë dhe se nuk ka qëndruar as 24 orë në spital. Eliona ka zbuluar se ka bërë lindje natyrale pa epidural, sepse nuk ja ka sugjeruar as mamia që e ka ndjekur gjatë lindjes. Ajo ka shtuar se lindja ka qenë e vështirë, por ishte një moment magjik. Eliona ka treguar se dhimbjet i kanë zgjatur nga ora 5 e mëngjesit deri sa erdhi në jetë e vogla.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat