Adelina Ismaili tregon përse është shkëputur nga ekrani gjatë kësaj periudhe

Mediale Vip

Adelina Ismaili tregon përse është shkëputur nga ekrani gjatë kësaj periudhe

Më: 30 mars 2021 Në ora: 15:08
Adelina Ismaili

Adelina tregoi pse është larguar nga ekrani.

Adelina Ismaili tash e një kohë nuk është aktive në muzikë, por ka sfiduar veten në moderim.

Ajo për disa muaj  ka qenë aktive si moderatore e një emisioni televiziv, por kohën e fundit është vërejtur mungesa e saj në ekran.

Së fundi, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit disa fotografi, në të cilat shfaqet shumë joshëse e veshur në të zeza.

Shumë prej ndjekësve i shkruajnë “Më mungon, na e rregullo pak fundjavën aman”.

Adelina tregoi se do të rikthehet së shpejti në ekran, pasi kishte disa probleme shëndetësore, teksa sqaroi se nuk e kishte COVID-19.

“Shpejt…kam patur probleme shëndetësore (jo Covid). Shpeeeejt”, ishte përgjigja e saj.

Ndryshe, “Amanet” mbetet projekti i fundit muzikor nga Adelina Ismaili në bashkëpunim me Skerdi Agon, këngë e cila u lansua më 2019. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat