Tea rrëfen arsyen e ndarjes nga Bearti: Festa në Stamboll u kthye në sherr

Mediale Vip

Tea rrëfen arsyen e ndarjes nga Bearti: Festa në Stamboll u kthye në sherr

Më: 6 prill 2021 Në ora: 16:00
Tea dhe Bearti

Ditën e djeshme Tea premtoi se do të zbulonte gjithçka për ndarjen nga Bearti në aplikacionin e ri të “Për’puthen”.

Kjo intervistë është publikuar dhe Tea ka zbuluar gjithçka duke nisur nga arsyet e ndarjes me Beartin e deri tek lidhja e fshehtë e Andit me një vajzë, që të gjithëve na shkon mendja vetëm tek Melisa.

Tea ka pranuar se një ngjarje e ndodhur në Stamboll i ka dhënë fund lidhjes me Beartin. Ajo e ka cilësuar këtë marrëdhënie si toksike, sepse ai shfaqte gjithmonë shenja pasigurie dhe xhelozie ndaj saj e këto ishin arsyet kryesore të ndarjes. Tea ka treguar se ai e  ndiqte ngado dhe se ajo hoqi dorë nga gjithçka për t’ju përkushtuar Beartit, por pranon se ka bërë gabim.

Ndërsa sa i përket lidhjes fallco me Andin, ajo ka konfirmuar se ka qenë e gjitha një lojë dhe ka kërkuar falje për këtë gjë. Tea është shprehur e zhgënjyer për mënyrën se si reagoi Andi pas skandalit, duke u tërhequr dhe ja lënë asaj peshën e fajit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat