Olta Boka i bën dedikimin më të ëmbël njeriut të saj të shtrenjtë

Mediale Vip

Olta Boka i bën dedikimin më të ëmbël njeriut të saj të shtrenjtë

Më: 8 prill 2021 Në ora: 21:40
Olta Boka

Ditën e sotme vëllai i vetëm i Oltës, Stiv Boka, feston ditëlindjen.

Edhe pse ai është bërë dhe vetë pjesë e muzikës, një pjesë e madhe e njerëzve vazhdojnë ende ta njohin si vëllai i vogël i Oltës.

Kështu, në këtë ditë speciale, këngëtarja i ka bërë një dedikim shumë të ndjerë vëllait të saj.

Olta shprehet se Stivi ka qenë si fëmija i saj i parë, që e ndihmoi të përgatitej për të ardhmen.

“Nuk të kam vetëm vëlla Stiv Boka. Ti je fëmija im i parë që më ndihmoi të përgatitesha më prindërimin! Dhe siç uron prindi për fëmijën, paç rrugën të shtruar me flori e fat. Shpirtin të përmbushur në çdo hap dhe Zoton bashkudhëtuar! Arritsh sukseset që të do zemra!”, shkruan Olta në urimin e saj.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat