Koha kur DMX mblodhi numër të madh fansash në koncertin në Prishtinë

Mediale Vip

Koha kur DMX mblodhi numër të madh fansash në koncertin në Prishtinë

Më: 9 prill 2021 Në ora: 19:26
Reperi DMX

Reper DMX u nda nga jeta pas sulmit që kishte nga mbidoza.

Ylli i hip-hopit, DMX, ka ndërruar jetë në moshën 50 vjeçare, konfirmoi familja e tij.

Artisti tash e sa ditë ishte i shtrirë në spital pas sulmit që kishte në zemër, i cili i ishte shkaktuar nga mbidoza e drogës.

Reperi kishte një karrierë të bujshme në muzikë, numëroi shumë hite dhe ishte i nominuar për “Grammy”

Më 2013, DMX kishte mbajtur një koncert në Prishtinë, ku u prit nga një numër i madh i fansave të tij.

Ai këndoi disa nga hitet e tij të asaj kohe, ndërsa më pastaj ndejën e kishte vazhduar në një hotel në Prishtinë, ku ia tha valles bashkë me shqiptarët. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat