Anxhela Peristeri zbulon detaje të tjera nga “Eurovision”: Nuk dalim në skenë nëse…

Mediale Vip

Anxhela Peristeri zbulon detaje të tjera nga “Eurovision”: Nuk dalim në skenë nëse…

Më: 11 prill 2021 Në ora: 06:21
Anxhela Peristeri

Anxhela Peristeri përfaqëson këtë vit Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “Karma”. Këngëtarja shqiptare do të ngjitet në skenën e madhe në natën e dytë, në datë 20 maj dhe do të jetë 11-ta në radhë për të kënduar. Anxhela ka vendosu që këngën ta mbajë në gjuhën shqipe dhe vetëm ka ndryshuar disa detaje të volga nga versioni i parë i saj.

Anxhela ishte e ftuar në emisionin “Soiree”, ku ndau me të gjithë emocionet para festivalit dhe detaje që ne nuk i dimë sa i përket organizimit. Këngëtarja ka pohuar edhe një herë se përsa i përket performancës, do të bashkëpunojë me koreografen e njohur suedeze, Sacha Jean-Baptiste me të cilën ka rënë në kontakt nëpërmjet e-mailit.

Anxhela theksoi gjithashtu një ndër rregullat kryesore këtë vit të “Eurovision”. Sipas saj dhe grupit organizativ ata do të qëndrojnë 13 ditë në Roterdam, por të karantinuar.

“13 ditë atje, të gjitha delegacionet do të jenë të karantinuar. Do të bëjnë testin përpara se të shkojnë ditën tjetër për prova”, tha Kleart Duraj.

Ndërsa Anxhela shtoi: “Në qoftë se një anëtar i skuadrës tonë sëmuret me kovid, nuk del në skenë. Nuk skualifikohet, por transmetohet live në led”

Shefi i Delegacionit të Shqipërisë, Kleart Duraj, tha se në fakt ata e kanë kundërshtuar këtë rregull, pasi këto kufizime janë të tepërta për këngëtarët duke patur parasysh ngarkesën emocionale për performancën e tyre në skenë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat