A do ta shohim sërish mami Fatmën në ekran?

Mediale Vip

A do ta shohim sërish mami Fatmën në ekran?

Më: 11 prill 2021 Në ora: 12:24
Fatma Methasani

Në janar të vitit të shkuar, Fatma Methasani u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, që u pagëzua me emrin Noah, të cilin e shohim shpesh në Instagram.

Noah erdhi si surpriza më e bukur për çiftin, totalisht e paplanifikuar, që shtyu çdo plan e çdo projekt tjetër që Fatma dhe Alfio kishin.

Moderatores iu desh të shkëputej nga televizioni pasi sigurisht që në plan të parë për të erdhi Noah.

Në një intervistë për moderatoren Çenkuela Hasa në emisionin “FitStation”, Fatma foli për rikthimin e saj e saj në televizion.

“Kur kam zbuluar që isha në pritje të ëmbël me Noah paralelisht mu propozua të isha në krye të televizionit ‘IN’, kështu për t’i bëra gjërat tamam ne e spostuam hapjen për këtë shtator, me imazhe të reja por gjithmonë fokusuar tek të rinjtë. Kështu jam duke bërë diçka që nuk e kam bërë më parë si është menaxhimi apo krijimi i një programacioni. Për të dalë në ekran vetë se di, duhet ta mendoj më mirë” – u shpreh ajo.

E pyetur se si prindërit e saj po e përjetojnë të qenit gjyshërit e Noah, moderatorja tregoi se mamaja e saj akoma nuk e beson dot që Fatma është bërë mama.

“Prindërit janë shumë të lumtur, ata e përkëdhelin Noah dhe këtu diskutojmë pak, unë akoma i them mamit moj ti ç’ke që s’më ke imagjinuar mua me fëmijë, se edhe mami im më thotë që nuk e besoj dot që Noah është i joti”- tregoi moderatorja duke qeshur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat