Moderatorja shqiptare ka një 'problem': 'Prindërit s'e besojnë dot akoma që jam bërë mami'

Mediale Vip

Moderatorja shqiptare ka një 'problem': 'Prindërit s'e besojnë dot akoma që jam bërë mami'

Më: 11 prill 2021 Në ora: 19:53
Fatma Methasani

Fatma Methasani, një nga emrat më të dashur të ekranit, prej një viti ajo i është kushtuar rritjes së djalit të saj Noah, duke munguar në ekran. Në një intervistë në emisionin "FitStation", Fatma foli për rikthimin e saj në televizion.

"Kur kam zbuluar që isha në pritje të ëmbël me Noah paralelisht m'u propozua të isha në krye të televizionit 'IN', kështu për t'i bëra gjërat tamam, ne e spostuam hapjen për këtë shtator, me imazhe të reja por gjithmonë fokusuar tek të rinjtë. Kështu jam duke bërë diçka që nuk e kam bërë më parë si është menaxhimi apo krijimi i një programacioni. Për të dalë në ekran vetë se di, duhet ta mendoj më mirë" - u shpreh Fatma.

E pyetur se si prindërit e saj po e përjetojnë të qenit gjyshërit e Noah, moderatorja tregoi u shpreh se mamaja e saj akoma nuk e beson dot.

"Prindërit janë shumë të lumtur, ata e përkëdhelin Noah dhe këtu diskutojmë pak, unë akoma i them mamit 'moj ti ç'ke që s'më ke imagjinuar mua me fëmijë', pasi ajo më thotë që nuk e besoj dot që Noah është i joti"- tregoi moderatorja

Në këtë rast vjen në mendje shprehja se për prindërit gjithmonë jemi të vegjël, kështu nuk është çudi që prindërit e Fatmës e kanë vështirë ta besojnë se tashmë ajo është nënë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat