Harvey Weinstein është duke e humbur shikimin në burg

Mediale Vip

Harvey Weinstein është duke e humbur shikimin në burg

Më: 13 prill 2021 Në ora: 09:32
Harvey Weinstein

Ish-producenti i Hollywoodit, Harvey Weinstein, është duke u verbëruar në burg. Kështu bëjnë të ditur avokatët e tij.

Manjati i turpëruar i filmit aktualisht po qëndron i burgosur në qendrën korrektuese “Wende Correctional Facility” në New York, ku po e kryen dënimin prej 23 vjetësh për përdhunim të shkallës së tretë dhe veprim kriminal seksual të shkallës së parë.

Por, në një paraqitje gjyqësore në formë virtuale, avokati i tij po shpresonte ta luftojë një ekstradim në Los Angeles për akuza të reja për krime seksuale, duke i treguar gjykatësit se Harvey do t’i nënshtrohet operacioneve në sy dhe dhëmbë.

Përfaqësuesi i tij ligjor Norman Effman ka deklaruar se klienti i tij, Weinstein, nuk mund të dërgohet në Los Angeles sepse duhet t’i nënshtrohet një operacioni në sy, pasi është gati për ta humbur shikimin në tërësi, si dhe tashmë i ka caktuar disa termine tek dentisti për t’i kryer disa procedura në dhëmbë.

Në tetor të vitit 2020, avokatët e Weinsteinit insistuan që ai do të vdiste në burg nëse nuk lirohet për ta kryer dënimin nga shtëpia.

Ekipi ligjor i ish-producentit të njohur ka bërë fushatë për ta liruar nga burgu, sepse ata mendojnë se shanset e tij për t’i mbijetuar dënimin janë mjaft të ulëta, për shkak të problemeve të vazhdueshme shëndetësore përfshirë retinopatinë diabetike, sëmundjen e arterieve koronare, stenozën kurrizore ose presionin në nervat e shpinës, gjë që e vështirëson qëndrimin dhe në këmbë dhe ecjen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat