Luana Vjollca uron muajin e Ramazanit me një foto me mbulesë në kokë

Mediale Vip

Luana Vjollca uron muajin e Ramazanit me një foto me mbulesë në kokë

Më: 13 prill 2021 Në ora: 18:04
Luana Vjollca

Luana uron me foto nga xhamia.

Besimtarët myslimanë që nga sot kanë filluar muajin e shenjtë të Ramazanit.

Të famshmit tanë kanë uruar të gjithë besimtarët për muajin e Ramazanit, e një urim të veçantë e bëri edhe moderatorja Luana Vjollca.

Ajo postoi një imazh ku shfaqet me mbulesë në kokë në xhami, ndërsa u uroi besimtarëve agjërim të lehtë gjatë muajit të Ramazanit.

“Ju uroj te gjithe besimtareve musliman nje Ramazan te mbare”, ka shkruar moderatorja në atë imazh.

Kujtojmë se Luana Vjollca së fundi ka bërë një ndryshim në dukje, ajo më nuk është bjonde dhe ka bërë flokët ngjyrë portokalli.

Sa i përket anës profesionale, që prej mbarimit të “Shiko kush Luan”, moderatoren nuk e kemi parë të angazhuar në ndonjë projekt. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat