“Nuk është photoshop”, Chrissy Teigen nuk i kursen thumbat për personazhet e njohur as nga pushimet

Mediale Vip

“Nuk është photoshop”, Chrissy Teigen nuk i kursen thumbat për personazhet e njohur as nga pushimet

Më: 13 prill 2021 Në ora: 18:17
Chrissy Teigen

Chrissy Teigen është një nga personazhet më të diskutuar, sepse qoftë edhe me lëvizjen më të vogël që ajo mund të bëjë përflitet gjithmonë nga fansat. Së fundmi ajo i ka bërë të gjithë për të qeshur teksa ka postuar një foto nga pushimet e saj në një ishull dhe përmes saj ka ironizuar shumë personazhe të njohur. Chrissy shfaqet e veshur në foto me një trupore rozë, teksa fytyrën e ka mbuluar me duar.

“Duket si gabim photoshopi, por është thjesht trupi im”, ka shkruar ajo me shaka përkrah fotos.

Duke qenë se shumë personazhe janë diskutuar këto kohë për përdorimin e photoshopit, ky përshkrim duket si një thumb për ata që nuk tregojnë realitetin në rrjete sociale.

Chrissy është arratisur me pushime së bashku me familjen e saj, por destinacionin ata nuk e kanë zbuluar. Këto pushime vijnë një muaj, pasi Teigen vendosi të fshinte llogarinë e saj në Twitter. Ajo njoftoi se do të hiqte dorë pas një dekade nga përdorimi i Twitter-it, pasi nuk mundet të përballonte gjithë negativitetin në këtë rrjet social.

“Për 10 vite ju keni qenë bota ime. Sinqerisht i kam shumë borxhe kësaj bote që ne kemi krijuar këtu. Shumë prej jush unë i konsideroj si miqtë e mi. Por ka ardhur koha që unë të them mirupafshim. Nuk më shërben më si diçka pozitive, por më shumë si diçka negative dhe mendoj se kjo është koha e duhur që të heq dorë”, u shpreh Chrissy para se të vendoste të fshinte llogarinë e saj.

Image
Chrissy Teigen
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat