“Fatkeqësisht s’do e ndryshoja realitetin”, Rozana Radi hap zemrën dhe tregon pengjet e jetës

Mediale Vip

“Fatkeqësisht s’do e ndryshoja realitetin”, Rozana Radi hap zemrën dhe tregon pengjet e jetës

Më: 13 prill 2021 Në ora: 23:34
Rozana Radi

Rozana Radi është shumë aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit e saj detaja nga perditshmëria.

Së fundmi ajo ka realizuar një bisedë virtuale me fansat, ku iu ka dhënë mundësinë që t’i bëjnë pyetjet që ata dëshirojnë.

Ndër të tjera asaj iu drejtua pyetja se çfarë i mungon më së shumti, ajo iu përgjigj duke iu referuar ndarjes së parakohshme nga jeta të prindërve të saj.

“Do ta thosha por fatkeqësisht s’do e ndryshoja realitetin. Kam dhe unë pengjet e mia. Jeta më ka mësuar të jetoj me mungesa njerëzisht të dashur”.

Më pas ajo publikoi një foto të familjes së saj.

“Kjo është familja ime! Sa të kem Zotin para dhe familjen s’do më mungojë asgjë tjetër në jetë!”, tha Rozana.

Para disa muajsh, Rozi foli gjerë e gjatë për raportet që ka pasur me prindërit e ndjerë, por si rrallëherë vendosi të rrëfehej për marrëdhënien me partnerin e saj, Shpëtim Karakushin. Në gusht të vitit 2018-të ata zyrtarizuan lidhjen disavjeçare me fejesë dhe jetojnë prej kohësh në një shtëpi të përbashkët.

Rozana u shpreh se ajo mban më shumë inat mes atyre të dyve, por pendohet më shpejt  pas një debati. Ajo tha se në situata të tilla herë largohet ajo nga shtëpia dhe herë Shpëtimi, por shumicën e rasteve janë jashtë ndaj nuk ja ndjejnë mungesën njëri-tjetrit.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat