Kanye West dhe Kim Kardashian bien dakord për kushtet e divorcit

Mediale Vip

Kanye West dhe Kim Kardashian bien dakord për kushtet e divorcit

Më: 14 prill 2021 Në ora: 06:53
Kanye West dhe Kim Kardashian

Kanye West dhe Kim Kardashian janë duke u marrë me proceduart e divorcit dhe tani s’ka më kthim mbrapa. Çiftit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të bien dakord me kushtet e njëri-tjetrit, sepse po përpiqen ta zgjidhin këtë çështje paqësisht për hir të fëmijëve të tyre.

Së fundmi, West ka rënë dakord për kujdestarinë e përbashkët të katër fëmijëve të vegjël të tyre. Reperi amerikan dhe ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ranë dakord që martesa e tyre të përfundonte për shkak të mosmarrëveshjeve të papajtueshme. Ata gjithashtu kanë rënë dakord se nuk kanë nevojë për mbështetje bashkëshortore.

West dhe Kardashian kanë dy vajza - North dhe Chicago, përkatësisht 7 dhe 3 vjeç - dhe dy djem - Saint, 5 dhe Psalm, i cili mbush 2 vjeç muajin tjetër.

Sipas dokumentave të divorcit, ata e mbajtën pasurinë të ndarë gjatë gjithë martesës për shkak të kushteve të një marrëveshjeje para martese.

Javën e kaluar, fitimet e Kim nga sipërmarrjet e shumta të biznesit (duke përfshirë make up, korse dhe aplikacione për celular) e bënë atë të fitonte statusin e miliarderes.

West gjithashtu ka pasur sukses si stilist, veç karrierës së tij muzikore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat