Adelina Ismaili i ka bërë me banesa 12 familje të varfra dhe e ka mbajtur gjithçka në mënyrë sekrete!

Mediale Vip

Adelina Ismaili i ka bërë me banesa 12 familje të varfra dhe e ka mbajtur gjithçka në mënyrë sekrete!

Më: 15 prill 2021 Në ora: 12:29
Adelina Ismaili

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismaili, është gjithmonë në qendër të vëmendjes kur në pyetje është muzika e saj.

Ajo ndër vite e ka argëtuar popullin shqiptar si interpretuese e shumë hiteve, të cilat në diskografinë shqiptare mbesin të pavdekshme.

Më pak se sa për muzikën e televizionin, Adelina duket të jetë e njohur në publik edhe për humanizmin e saj, të cilin e ka ruajtur me fanatizëm në mënyrë sekrete.

Nga bamirësia e saj duket se kanë përfituar jo më pak se 12 familje skamnore, të cilat janë bërë me banesa falë kontributit të këngëtares.

Ky lajm ka qarkulluar fillimisht në rrjetet sociale nga disa media të panjohura, por që njërin prej tyre, Adelina e ka ndarë me ndjekësit e saj në Facebook.

Image

Media u interesua për këtë rast, duke pyetur anëtarë nga afër të familjes Ismaili, të cilët në kushte anonimiteti e konfirmuan një gjë të tillë.

Ata u shprehën se është plotësisht e vërtet që këngëtarja ka bërë me kulm mbi kokë rreth 12 familje, por se për një gjë të tillë nuk dëshiron të prononcohet para kamerave.

Humanizmi i Adelinës nuk është rastësor, pasi media ka mësuar gjithashtu se vite më parë, deri sa e ëma e saj ishte gjallë, Mona Ismaili – ajo ka mbajtur për vite të tëra një familje skamnore me një rrogë mujore, si ndihmë financiare.

Bamirësi të tilla kanë bërë edhe dy motrat e Adelinës, Ema e Zanfina, por që nuk kanë preferuar asnjëherë që ato që bëjnë, t’i ndajnë me publikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat