Tashmë është zyrtare; Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez pranojnë që janë ndarë!

Mediale Vip

Tashmë është zyrtare; Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez pranojnë që janë ndarë!

Më: 15 prill 2021 Në ora: 14:49
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Ndonëse pak javë më parë ata mohuan zërat se marrëdhënia e tyre ka marrë fund, tashmë është zyrtare Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë ndarë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë dyshja ku nëpërmjet një deklarate për ‘Today’ ata kanë pranuar se jeta e tyre tashmë ka drejtime të ndryshme nga njëri tjetri.

“Ne e kemi kuptuar që jemi më mirë si miq dhe presim të mbetemi të tillë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin në bizneset dhe projektet tona të përbashkëta. Ne urojmë më të mirën për njëri-tjetrin dhe fëmijët e njëri-tjetrit. Për respekt të tyre, i vetmi koment tjetër që kemi për të thënë është faleminderit për të gjithë ata që kanë dërguar fjalë të mira dhe mbështetje.”; thuhet në deklaratën e ish-çiftit

Këngëtarja dhe ish-lojtari i Bejzbollit nuk kanë zbuluar detaje rreth arsyes që e çoi çiftin të marrë këtë vendim, por sipas thashethemeve një tradhëti nga ana e Alex mund të ketë çuar në krisjen e marrëdhënies.

Jlo dhe Rodrigues ishin bashkë prej vitit 2017, ndërsa në Mars të 2019-ës ata shpallën fejesën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat