Me mijëra marka ka fituar Afrim Muçiqi, këngëtari tregon rastin

Mediale Vip

Me mijëra marka ka fituar Afrim Muçiqi, këngëtari tregon rastin

Më: 15 prill 2021 Në ora: 16:14
Afrim Muçiqi

Këngëtari ka bërë publike në njërin nga emisionet televizive këtë të pathënë.

22 mijë marka ka qenë shuma që më së shumti është paguar në një dasmë këngëtari i zhanrit popullor, Afrim Muqiqi.

I ftuar në një emision televiziv, ai tha se kjo shumë e parave që ka marrë ka qenë para luftës.

“Para luftës, 22 mijë marka i kam marrë bakshish dhe pas asaj date nuk ka shuma të tilla, sepse nuk është atmosfera që ka qenë, jo vetëm unë por i gjithë bendi. Kurse më së shumti 400 euro brenda natës kam lënë bakshish”, ka thënë Afrim Muqiqi.

Ndryshe, këngëtari së fundi ka bërë reagime të shumta lidhur me vendimet e Qeverisë për mos mbajtjen e ahengjeve si shkak i pandemisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat