Policia ndërhyn në emisionin e Arbana Osmanit

Mediale Vip

Policia ndërhyn në emisionin e Arbana Osmanit

Më: 15 prill 2021 Në ora: 16:20
Arbana Osmani

E papritura ndodhi në emision të Arbanës.

Arbana Osmani aktualisht është e angazhuar në emisionin e saj “Dua të të bëj të lumtur”.

Përmes një videoje të shkurtër, moderatorja ka paralajmëruar episodin e radhës të emisionit të saj.

Image

Historia që do të trajtohet këtë herë në emision është më ndryshe prej herave të tjera, andaj përcillet edhe me shumë të papritura.

Bëhet fjalë për një çift të ri, të cilët gjenden në kundërshtim të ashpër nga familjarët e vajzës.

Në promon e emisionit shihet se situata shkoi deri në atë pikë saqë edhe policia arriti në studiot ku po filmohej emisioni. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat