Nora Muçaj dhe Mark Marku nuk janë ndarë, pavarësisht aludimeve

Mediale Vip

Nora Muçaj dhe Mark Marku nuk janë ndarë, pavarësisht aludimeve

Më: 17 prill 2021 Në ora: 17:29
Nora Muçaj dhe Mark Marku

Gjatë këtyre ditëve të fundit në shtypin rozë kanë qarkulluar disa lajme se janë ndarë një nga çiftet më të njohura të showbizit shqiptar.

Fjala është këngëtaren Nora Muçaj dhe partnerin e saj, Mark Markun, të cilët thuhet se përfundimisht kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin.

Megjithatë, kjo duket se nuk është aspak e vërtetë përkundër aludimeve që mund të jenë shpërndarë gjithandej.

Media mëson nga burime të afërta të çiftit se Nora dhe Marku këtë kohë kanë vetëm një krisje në marrëdhënien e tyre, por që nuk janë ndarë.

Të njëjtit po kalojnë një periudhë jo edhe aq të mirë në romancën shumëvjeçare, megjithëse deri më tani nuk ka asgjë konkrete.

Ata janë së bashku prej më shumë se gjashtë vitesh, teksa kanë kurorëzuar dashurinë me martesë në nëntor të 2016.

Artistët e mirënjohur po ashtu ndajnë së bashku edhe dy fëmijë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat