Afërdita Dreshaj rrëfen njohjen me Jakub Kindl dhe flet për sekretin e një martese të lumtur

Mediale Vip

Afërdita Dreshaj rrëfen njohjen me Jakub Kindl dhe flet për sekretin e një martese të lumtur

Më: 17 prill 2021 Në ora: 22:28
Afërdita Dreshaj

Këngëtarja dhe modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj, prej disa vitesh është e martuar me partnerin e saj, hokeistin çek Jakub Kindl.

Çifti, të cilët u martuan në vitin 2019, tashmë janë bërë prindër edhe të një djali të quajtur, Skye Blue.

Ajo së fundmi u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë rreth jetës e karrierës përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’.

Image

“Si jeni takuar me bashkëshortin tuaj? Cili është sekreti i një martese të lumtur?”, ka qenë pyetja e një ndjekësi.

“Ne jemi takuar në një lokal sushi. Ne nuk jemi vetëm të martuar dhe të dashuruar, ne jemi miq të ngushtë. Gjithmonë bëjmë gjëra së bashku dhe e përkrahim njëri-tjetrin në gjithçka”, ka shkruar ajo.

Të njëjtit shfaqen tejet të lumtur dhe thuajse në çdo paraqitje publike janë së bashku.

Para romancës me Kindl, Dreshaj ka qenë e fejuar me këngëtarin Shpat Kasapi. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat