E pyetur se kur do të vijë në Kosovë, Vesa Luma: Kur të sigurohem edhe unë me vaksinë

Mediale Vip

E pyetur se kur do të vijë në Kosovë, Vesa Luma: Kur të sigurohem edhe unë me vaksinë

Më: 19 prill 2021 Në ora: 11:05
Vesa Luma

Këngëtarja shqiptare, Vesa Luma, prej disa vitesh është duke jetuar në Zelandë të Re së bashku me familjen e saj.

Artistja, e cila ndiqet nga mijëra ndjekës në Instagram, së fundmi u ka dhënë hapësirë fansave të pyesin më shumë rreth jetës e karrierës muzikore.

E pyetur se kur do të kthehet në Kosovë, Luma ka dhënë përgjigjen duke theksuar se po pret të marrin vaksinën prindërit e saj dhe të partnerit e më pas të vaksinohet edhe vet.

“Kur do vini në Kosovë?”, ka qenë pyetja drejtuar Vesës.

“Po pres të vij radha nënës time dhe prindërve të Gerit të marrin vaksinën, kur të sigurohen ata – do sigurohem edhe unë me vaksinë dhe nisem”, është përgjigja e saj.

Zelanda e Re ndërkohë filloi në shkurt shpërndarjen e vaksinave të Pfizer-BioNTech dhe pret që të injektojë tërë popullsinë e saj deri në fund të vitit.

Më parë, u raportua se ka blerë vaksina shtesë në mënyrë që të përfshihen të gjithë. 

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat