Emina Çunmulaj shpërndan një fotografi ku tregon barkun e rritur dhe e shoqëron me mesazh

Mediale Vip

Emina Çunmulaj shpërndan një fotografi ku tregon barkun e rritur dhe e shoqëron me mesazh

Më: 19 prill 2021 Në ora: 23:56
Emina Çunmulaj

Emina Çunmulaj është shtatzënë dhe në pritje të fëmijës së tretë me bashkëshortin e saj, biznesmenin Sam Nazarian.

Modelja shqiptare, e cila është nënë e dy vajzave, përmes një njoftimi të mëhershëm në rrjetet sociale kishte bërë të ditur se do të lindë djalë.

Ndërsa gjatë të hënës ka shpërndarë një tjetër imazh duke prekur barkun e fryrë, ndërsa e ka shoqëruar edhe me një mesazh.

“Njerëzit më të fortë nuk janë ata që tregojnë fuqi përballë nesh, por ata që i fitojnë betejat dhe ne nuk dimë asgjë për to”, shkruan në përshkrimin e fotografisë.

Bukuroshja shqiptare është e martuar me biznesmenin Sam Nazarian, me të cilin ka dy vajza dhe tash janë në pritje të një djali. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat