Burgoset aktorja që postoi foton e zhveshur me të birin, për dhunë shtëpiake, imoralitet

Mediale Vip

Burgoset aktorja që postoi foton e zhveshur me të birin, për dhunë shtëpiake, imoralitet

Më: 20 prill 2021 Në ora: 16:09
Akuapem Poloo

Një aktore është burgosur për 90 ditë nga një gjykatë në Gana për publikimin e një fotoje të zhveshur me djalin e saj 7-vjeçar.

Dënimi për 31 vjeçaren Rosemond Brown, e njohur më shumë si Akuapem Poloo është konsideruar i ashpër nga shumë yje të ekranit, përfshi dhe këngëtaren amerikane Cardi B.

Poloo, nënë e vetme e pamartuar, u shpall fajtore për postimin e “materialeve imorale” pas publikimit të fotos në llogarinë e saj sociale verën e kaluar.

Ajo u dënua gjithashtu për “dhunë shtëpiake që dëmton privatësinë e tjetrit, ose dëmton dinjitetin dhe vetëvlerësimin e tij”.

Në foton e kontestuar, gruaja mbulon pjesën intime me flokët e saj, ndërsa i biri i mitur është në të mbathura.

Gjykatësja që u kujdes për çështjen në kryeqytetin Accra e krahasoi atë me abuzim ndaj të miturve, dhe paralajmëroi se “materialet e turpshme” janë në rritje në Gana.

Gjykatësja Christiana Cann tha: “Gjykata është e mbushur me padi per foto të pahijshme në rrjetet sociale. A i kërkoi ajo leje fëmijës para se të postonte foton në publik? A i respektoi ajo të drejtat e fëmijës? Jo, nuk e ka bërë”.

Gjykatësja tha se mori gjithashtu në konsideratë pranimin e fajit nga e akuzuara dhe faktin që ajo është nënë e vetme.

Ajo shtoi: “Dënimi i ashpër do të shërbejë si paralajmërues për raste të tjera të ngjashme .”

Reperja amerikane Cardi B komentoi në mbrojtje të së akuzuarës, për 18 milionë ndjekësit e saj: “Kam parë shumë amerikanë që bëjnë foto të tilla. Megjithse ky nuk është stili im, besoj se ajo po tentonte stilin natyral dhe jo diçka seksuale. Burgosja është pak e ashpër. Më mirë do të kishte qenë shërbim komunitar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat