Diona Fona transformohet në paraqitjen e fundit

Mediale Vip

Diona Fona transformohet në paraqitjen e fundit

Më: 20 prill 2021 Në ora: 17:38
Diona Fona

Diona mezi njihet pas një ndryshimi në dukje.

Këngëtarja Diona Fona vazhdon të jetë tejet aktive me postime në rrjete sociale.

Artistja përmes fotografive njofton ndjekësit për çdo të re rreth saj, sidomos rreth projekteve muzikore, të cilat i punon.

Në fotografitë e fundit, këngëtarja dukej krejtësisht ndryshe, e transformuar me flokë të zeza e të shkurtra dhe grim më të rëndë.

Diona dukej për mrekulli si zeshkane, ndërsa ishte veshur me një këmishë të bardhë e geta të zeza.

Këto imazhe të saj vijnë vetëm pak ditë pas publikimit të këngës “Sheqer”, në videoklipin e së cilës ishte edhe Andi Artani, konkurrenti nga “Përputhen”. 

Image
Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat