“Unë foli i fundit”, Don Xhoni ka një përgjigje ndaj rivalëve të tij

Mediale Vip

“Unë foli i fundit”, Don Xhoni ka një përgjigje ndaj rivalëve të tij

Më: 20 prill 2021 Në ora: 17:47
Don Xhoni

Ndërsa po shijon suksesin e “Maffia” të publikuar pak ditë më parë, Don Xhoni ka paralajmëruar projektin e ri. Reperi tejet i suksesshëm, me vetëm një vit karrierë muzikore, ka bërë me dije se kënga do të titullohet “Unë foli i fundit” dhe do të jetë një përgjigje ndaj reperëve me të cilët ka patur përplasje.

Reperi ka bërë me dije se fansat do t’ju duhet të presin deri pas Ramazanit. “Un foli i fundit. Një dhuratë fill pas Ramazanit”, ka shkruar Don Xhoni. Pak ditë më parë, pasi Varrosi publikoi këngën “Flamma”, një diss ndaj rivalëve të OTR, përmendi dhe reperin kosovar, por ky i fundit iu përgjigj duke thënë se nuk do t’ja kthejë dissin.

Ndërkohë, kujtojmë që një ditë më parë reperi festoi 1 vjetorin e karrierës së tij, ku dhe dha një mesazh të rëndësishëm. “Eshte pak e pabesueshme qysh per 1 vjet kom mrri me kane n’kete pozicion, por une po ju thom qe edhe pse ka ndodh kaq shpejt, s’kom perdor kurfar ‘ashensori’, kom mrri me ‘shkalle’ ktu edhe me hapa stabil.

Tjeret munden me e pa si kulminacionin e karrieres tem, po per mu eshte veç fillimi edhe padyshim ma e vogla prej asaj çka une muj me dhane, kto qe i kom nxjerr jone ni numer shume i vogel prej numrit qe kom prodhu pergjate ketij viti, e mos ta menoj fare t’asaj ça kom n’menje.”

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat