Enca ‘thumbon’ Noizyn me këtë postim?

Mediale Vip

Enca ‘thumbon’ Noizyn me këtë postim?

Më: 21 prill 2021 Në ora: 11:05
Enca, Noizy

Enca ‘thumboi’ disa persona me një postim.

Këngëtarja Enca Haxhia para pak ditësh është rikthyer nga pushimet në Dubai.

Ajo ka publikuar fotografi e video të shumta nga atje, me të cilat tregoi edhe cilat vende i ka vizituar e me kë është takuar.

Enca ishte për vizitë edhe në një kopsht zoologjik, ku realizoi foto me një gjarpër, të cilin e mbante në krahë.

Përmes fotografisë me gjarprin, Enca ‘thumboi’ ish-miqtë e saj, të cilët i krahason pikërisht me gjarprin.

“Një foto me ish miqtë”, ishte mbishkrimi që ajo ia la fotos, ndërsa supozohet se në atë listë e fut edhe reperin Noizy.

Ndryshe, kënga e fundit e Encës u publikua më 2 maj dhe titullohet “Nashta”, ndërsa pritet që së shpejti të lansojë tjetër projekt. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat