Bebe sjell fotografi të kampanjës së saj për Puma në qendrën tregtare më të madhe në Evropë

Mediale Vip

Bebe sjell fotografi të kampanjës së saj për Puma në qendrën tregtare më të madhe në Evropë

Më: 24 prill 2021 Në ora: 22:59
Bebe Rexha

Bebe Rexha ka bërë bashkëpunim me Puma së fundi.

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore po korr suksese jo vetëm në botën e muzikës.

Ajo së fundmi ka bërë të ditur se ka bashkëpunuar me markën e njohur Puma të atleteve dhe veshjeve sportive për një koleksion ‘Puma x Bebe’.

Këngëtarja shihet e veshur me rroba sportive mjaft me stil dhe atlete të bardha të cilat sigurisht se Bebe i ka dizajnuar së bashku me markën e njohur.

Image

Sot ajo ndau pamje të kampanjë së saj me markën e njohur në Instastory nga një dyqan në qendrën tregtare më të madhe në Evropë.

Bebe ishte mjaft e lumtur për të ndarë pamjet e dyqanit me fansat e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat