Dafina Zeqiri nis xhirimet e klipit të ri, sjell pamje nga prapaskenat

Mediale Vip

Dafina Zeqiri nis xhirimet e klipit të ri, sjell pamje nga prapaskenat

Më: 30 prill 2021 Në ora: 20:56
Dafina Zeqiri

Dafina po finalizon projektin e ri.

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka nisur xhirimet për projektin e ri muzikor, për të cilin ende nuk ka dhënë shumë detaje për të.

Ajo ka publikuar një fotografi në shtëpi, nga parapërgatitja për të filluar xhirimet e videoklipit, teksa kishte vendosur një maskë në fytyrë.

“Po e xhiroj videoklipin e ri muzikor sot”, shkruan ajo duke gëzuar fansat e saj.

Ndërsa, më pastaj solli një fotografi të shkëputur nga prapaskenat e klipit, ku dukej për mrekulli e veshur me fustan të bardhë.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor titullohet “Duro”, këngë e cila i prit shumë mirë nga ana e fansave të saj.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat