Antonela rikthehet dhe përballet me Blerimin

Mediale Vip

Antonela rikthehet dhe përballet me Blerimin

Më: 5 maj 2021 Në ora: 18:54
Blerimi, Antonela

Antonela u largua nga studioja ditën e djeshme pas një përplasjeje që pati me Blerimin. Për disa nga djemtë, përfshirë edhe Blerimin, Antonela tha se nuk janë burra dhe kjo gjë e preku shumë konkurrentin. Pas fjalëve të saj, Blerimi i tha Antonelës “jazëk të qoftë” dhe menjëherë ajo u largua nga studioja.

Ndërkohë sot ata të dy u ulën përballë njëri-tjetrit për herë të parë për të sqaruar të gjitha debatet. Antonela tha se sjellja e Blerimit ka arritur çdo limit, sepse sipas saj ai përveçse e ka ofenduar e ka prekur edhe tek morali e familja.

“Mendoj që ka arritur çdo limit sjellja jote kundrejt meje. Nuk i duroj dot ofendimet nga një djalë i kulturuar si ty, sepse të mi thoshte një person i pavlerë nuk do ndihesha e ofenduar. Më ka ndodhur dhe mua të më ofendojnë, por nuk i kam prekur moralin askujt dhe as familjen. Ti më ke prekur moralin, sepse ti nuk më parë mua kurrë me këmbë përpjetë. Jazëk të qoftë do të thotë që unë kam bërë turp, por unë nuk kam bërë turp”, tha Antonela.

Pas këtyre fjalëve, Blerimi u detyrua të shpjegonte se në çfarë kuptimi i tha “jazëk të qoftë”.

“Thashë jazëk të qoftë se më ke kontestuar burrërinë time, gjë që nuk e ka bërë kurrë njeri deri më sot. Të kam thënë dhe më herët jazëk të qoftë, nuk është ofendim. E di çfarë është për një burrë kur i thua ti nuk je burrë? Ne kemi pasur shumë zënka, ti je shkaku që ne zihemi. Unë të falenderoj për ditët e para kur ke qenë afër meje, por më vonë diku ti devijove nga rruga”, u shpreh Blerimi gjatë përballjes me vajzën nga Shkodra.

Antonela nga ana e saj u shpreh e bindur se Blerimi reagon në këtë formë, për shkak se atij i ka mbetur hatri e është bërë xheloz që ajo ktheu Atdheun në emision.

“Nuk është burrëri për mua kur ofendon një femër. Tregoje të vërtetën që të ka mbetur hatri për mua se solla Atdheun në emision. Më duken absurde gjithë këto reagime ofendime. ”, tha Antonela., teksa shtoi se është e sigurt se Blerimi e pëlqen atë.

Në fund Blerimi e pranoi se atij nuk i kanë pëlqyer takimet që Antonela ka bërë me Atdheun ndaj ka vendosur që të mos dalë më me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat