Zanfina Ismaili publikon fotografi nga një studio muzikore, hedh dyshime se po i rikthehet muzikës

Mediale Vip

Zanfina Ismaili publikon fotografi nga një studio muzikore, hedh dyshime se po i rikthehet muzikës

Më: 6 maj 2021 Në ora: 11:18
Zanfina Ismaili

Ka tash e sa vite që këngëtarja Zanfina Ismaili qëndron larg muzikës.

Ajo ka zhvendosur aktivitetet e saj në biznes dhe radio, ndërsa asnjëherë nuk ka dhënë shenja për një rikthim të mundshëm në muzikë.

Megjithatë në një nga postimet e fundit, Ismaili dha shenja se mund të ndodh që të së shpejti të ketë diçka të re në këtë drejtim.

Teksa publikoi disa fotografi të ndryshme së fundmi në rrjetin social Instagram, në njërën prej tyre ajo shfaqej duke pozuar në një studio muzikore.

Sinti pranë dhe disa blloqe me shënime ishin detaji që shtonin më tepër dyshimet se Zanfina po punon në një këngë të re.

Image

Ndërkohë, se fotografia është e realizuar sivjet, atë e dëshmon ekrani, në të cilin shfaqet një ofertë reklamimi për transmetimin e Kampionatit Evropian “Euro 2021”.

Mbetet të shihet nëse pas kaq vitesh distancim nga muzika, Zanfina e ka menduar vërtet rikthimin me diçka të re.

Hera e fundit kur ajo solli një projekt muzikor për fansat ishte kënga “S’je ai mo”, e publikuar në maj të vitit 2017. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat