Meritoni ndan rrugët!

Mediale Vip

Meritoni ndan rrugët!

Më: 6 maj 2021 Në ora: 21:30
Meriton Mjekiqi

Prej kohësh përflitej sa i përket një shkëputjeje të Meriton Mjekiqit me Gjoni Black.

Javë më parë, i ftuar në NIN, ai mohoi një gjë të tillë duke thënë se edhe me emisionin, do të vazhdojë me bashkëpunëtorët e kahmotshëm.

Por, nuk thuhet kot se ku ka zë, s’është pa gjë!

Përmes rrjeteve sociale, edhe grupi edhe moderatori kanë bërë të ditur lajmin e ndarjes paqësore të rrugëve të bashkëpunimit me njëri-tjetrin.

Mbetet e paqartë nëse Meritoni do të vazhdojë një format të ri i vetëm dhe nëse emisioni “Gjoni Black” do të ketë një tjetër fytyrë udhëheqëse.

Image
Insta
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat