Besniku i “NRG Band” po bëhet baba për herë të dytë, zbulon gjininë e foshnjës

Mediale Vip

Besniku i “NRG Band” po bëhet baba për herë të dytë, zbulon gjininë e foshnjës

Më: 10 maj 2021 Në ora: 14:20
Besniku me familje

Këngëtari Besnik Qaka, pjesë e NRG Band do të bëhet baba për herë të dytë. Këngëtari ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, ku zbuloi se do të bëhet baba i një djali.

Besniku është po ashtu baba i një vajze, Unës, për të cilën ka bërë dhe një këngë por që akoma nuk është publikuar.

Ndërkaq, gjatë intervistës ai u ndal dhe tek muzika, ku u shpreh se gjatë periudhës së pandemisë ka punuar me projekte të reja.

“Është një ndjenjë e veçantë. Por gjininë e kemi zbuluar, është djalë.”, tha këngëtari teksa po fliste për familjen. Kujtojmë që projekti më i fundit i grupit është kënga “Faj” që u publikua gjashtë muaj më parë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat