Capital T dhe Ardian Bujupi lënë pas mosmarrëveshjet, i gëzohen suksesit të “Andiamo”

Mediale Vip

Capital T dhe Ardian Bujupi lënë pas mosmarrëveshjet, i gëzohen suksesit të “Andiamo”

Më: 11 maj 2021 Në ora: 16:46
Capital T dhe Ardian Bujupi

Dy artistët e njohur i janë gëzuar suksesit të ri të duetit të tyre.

Më 2017, reperi Capital T bashkoi forcat me Ardian Bujupin për publikimin e një bashkëpunimi.

“Andiamo”, titullohet kënga e dyshes, e cila ka qenë hit për shumë kohë, ndërsa është pritur mirë në publik.

Projekti “Andiamo” vazhdon të dëgjohet ende dhe ka grumbulluar plot 100 milionë klikime në kanalin YouTube.

Këtij suksesi i janë gëzuar Ardian Bujupi dhe Capital T, duke shpërndarë këngën në llogaritë e tyre në Instagram.

Fillimisht ishte Ardiani ai i cili postoi këngën duke e etiketuar Capitalin, e më pastaj edhe ai e shpërndau postimin.

Me këtë, ata kanë lënë të kuptohet se kanë lënë pas të gjitha mosmarrëveshjet që i kishin vitin e kaluar, pikërisht për këtë këngë.

Dy artistët kishin mosmarrëvshje, të cilën tentuan ta zgjidhnin me video live, pasi Capitali e cilësoi Ardianin si mosmirënjohës e ky i fundit e mohonte një gjë të tillë.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat