E dinit? Kjo politikane shqiptare e ka mbesë Ava Max

Mediale Vip

E dinit? Kjo politikane shqiptare e ka mbesë Ava Max

Më: 12 maj 2021 Në ora: 16:18
Ava Max

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka treguar se këngëtarja me famë ndërkombëtare, Ava Max është mbesa e saj.

Ajo ka qenë e ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’, ku ka folur për shqiptarët që kanë arritur të korrin sukses dhe jashtë vendit.

Gjatë bisedës, Malaj tha se këngëtarja me origjinë shqiptare e cila po bën bujë në botë është mbesa e saj.

“Media të ndryshme flasin per familjet që kanë ardhur nga një shtet dhe janë bërë personalitete në fushën e muzikës. Këtë e kam dhe nga vetja ime me lidhjen që kam me Ava Maxin, se në fakt është mbesa ime realisht,” tha ajo.

Ava është një prej emrave më të njohur të muzikës në botë, e cila nuk ngurron aspak ta tregojë kudo me krenari origjinën e saj shqiptare.

Sa herë i jepet rasti në intervista të ndryshme apo edhe në rrjete sociale, Ava flet shqip, siç ka bërë edhe para pak kohësh.

Këngëtarja po zhvillonte një intervistë për televizionin gjerman “ZDF Vole Kanne”.

Në bisedë e sipër me gazetaren Arta Ramadani, Ava pranoi me kënaqësi të madhe të flasë shqip.

“Si jeni të gjithë? Unë jam Amanda apo Ava Max.”- tha këngëtarja ndërsa gazetarja ia ktheu po në shqip:

“Edhe je shumë e bukur!”

“Faleminderit, unë i kam flokët të zeza, nuk i kam bjonde.”- tha Ava duke qeshur.

Image
Ava Max, Nora Malaj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat