Ofendime dhe lot, Viola: Kam sms nga Kosova. Ballafaqimi me Donika Loci: Ikim bashkë në strip

Mediale Vip

Ofendime dhe lot, Viola: Kam sms nga Kosova. Ballafaqimi me Donika Loci: Ikim bashkë në strip

Më: 12 maj 2021 Në ora: 18:38
Alda Mehmetaj, Enxhi Valteri dhe Vjola Qyra

Alda Mehmetaj, Enxhi Valteri dhe Vjola Qyra këtë të mërkurë ishin të pranishme në ‘Abc e Pasdites ‘me moderator Ermal Peçi ku ndanë eksperiencën e deri tanishme në ‘Style Star’.  Në këtë sezon të parë të këtij programi puntatat kanë qenë tejet dinamike.

Debati që ka bërë më shumë bujë ishte diskutimi mes Vjolës dhe stilistes nga Kosova Donika Loci, e cila ishte pjesë e jurisë në një nga puntatat e fundit. Si ndihet sot Vjola, përse reagoi e lotuar dhe a ka kontakte me stilisten?

“Unë kam shpërthyer, pasi kanë dalë edhe tre vajza të tjera, që do të thotë se unë po e mbaja shumë veten saqë unë inatin që kam e shfaq me lot. U ndërpre xhirimi për shkak të situatës sepse unë nuk rrija dot më. Të të gjykojnë në 2021 sepse je e zbuluar është për të ardhur keq pasi ajo është vetë një stiliste që skicon apo vesh shumë personazhe. Ajo gjeti një gjuhë vulgare për mendimin tim, tha je për strip klub’.

Vjola ka marrë një sërë reagimesh në rrjete sociale nga fansa nga Kosova, e cila më pas i ka ndarë me ndjekësit. “Shumë mesazhe më kanë ardhur ku shkruanin “ajo paska diçka personale me ty” dhe mesa duket ashtu paska qenë”.

Vjola nuk kishte dëshirë që të përballej me të, të paktën kështu u shpreh kur Ermali e pyet nëse do t’i fliste live. Në këtë bisedë ndërhyn edhe Enxhi e cila tha se nëse dikush do t’i thoshte që je veshur për strip club, edhe ajo, do të ofendohej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat