Nysret Muqiqi me fjalë të mëdha për Ismet Bogujevcin: Lamtumirë legjendë

Mediale Vip

Nysret Muqiqi me fjalë të mëdha për Ismet Bogujevcin: Lamtumirë legjendë

Më: 13 maj 2021 Në ora: 12:07
Nysret Muqiqi dhe Ismet Bogujevci

Sot ka ndërruar jetë këngëtari kosovar, Ismet Bogujevci.

Dhe, artistët shqiptarë kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e tij.

Nysret Muqiqi ishte njëri ndër ta i cili tha se humbja e tij është e madhe dhe pak para ditëlindjes së tij të 70-të kishin plan të organizonin një gala mbrëmje për të.

Po ashtu, artisti shqiptar në postimin e tij shton se është shumë e rëndë të ndahesh nga një artist i tillë.

Postimi i plotë i Nysret Muqiqit pa ndërhyrje:

“Nuk e kisha menduar ndonjëherë që do të më duhet të shkruaj letër lamtumirëse për ty bali Ismet. Sidomos jo tani kur po vazhdonim me pregaditjet për të organizuar gala mbrëmjen për nder të 70 vjetorit tënd.

Shumë e rëndë, në këtë ditë të madhe, me u nda nga një artist i madh, nga shoku e miku i jetës, nga shqiptari i vërtet Ismet Bogujevci.

Llapi, Kosova e gjithë shqiptaria, sot mbetëm pa ikonën e muzikës së mirëfilltë shqipe, mbetëm pa më të madhin, balin Ismet.

Lamtumirë njeri i mirë i vendit tim, lamtumirë legjendë, të pastë shpirti dritë!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat