Habit Sindi: Atdheu është rikthyer në program për hakmarrje

Mediale Vip

Habit Sindi: Atdheu është rikthyer në program për hakmarrje

Më: 13 maj 2021 Në ora: 19:58
Sindi, Atdheu

Sindi hodhi dyshime rreth rikthimit të fundit të Atdheut në “Përputhen”.

Protagonistët e “Përputhen” nuk i kursejnë akuzat nga më të ndryshmet për njëri-tjetrin.

Së fundi, konkurrenti Atdhe Xharavina vendosi të largohet nga emisioni bashkë me Sarën, për ta vazhduar njohjen jashtë programit.

Por, ishte Sindi ajo e cila së fundi ka hedhur dyshime rreth asaj se përse ishte rikthyer Atdheu në emision para pak javësh, pasi kishte vendosur të largohet.

Ajo thotë se rikthimi i tij në program ishte vetëm për hakmarrje dhe për t’ua hequr maskat personave që shtiren ndryshe.

Sindi theksoi se me lojën që bëri, Atdheu ua tregoi fytyrën e vërtetë disa personave në program.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat