Murati thyen heshtjen pas zërave se është në lidhje dhe po bëhet baba

Mediale Vip

Murati thyen heshtjen pas zërave se është në lidhje dhe po bëhet baba

Më: 14 maj 2021 Në ora: 19:06
Murati

Murati ka folur për herë të parë lidhur me thashethemet që qarkulluan.

Ditët e fundit në rrjete sociale kanë qarkulluar thashetheme se Murati i “Përputhen” është i lidhur jashtë emisionit dhe së shpejti bëhet baba.

U tha se vajza me të cilën është në lidhje është pikërisht ajo me të cilën ka hapur biznes të ri.

Por, gjatë puntantës së sontme, Murati ka mohuar zërat që qarkulluan, duke thënë se edhe vajza me të cilën u tha se është në lidhje, është e shqetësuar për këto akuza.

“Nuk është e vërtetë, nuk e di se kush po i zgjedh këto lajme. Ka dalë mes meje dhe asaj vajzes që e kam ortake, edhe ajo është e shqetësuar për këtë muhabet dhe do thoja që këto gjëra nuk janë të vërteta”, u shpreh ai.

Ndërsa, i pyetur se kush mund t’i përhap këto thashetheme, Antonela duke qeshur tha “Mos e ka shpik Sindi”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat